Shqipëria kërkon kthesën në “Elbasan Arena” ndaj Hungarisë

4 Shtator 2021 | 16:40

Shqipëria do kërkojë të ngrejë kokën në ndeshjen e kësaj të diele me Hungarinë, Pas humbjes 4-1 ndaj Polonisë, skuadra kuqezi do të ndeshet me Hungarinë në ‘Elbasan Arena”.

Trajneri Edoardo Reja kërkon të hidhet pas humbja në Varshavë, duke kërkuar me çdo kusht fitoren në takimin e radhës, e duke vënë në dukje se ende kombëtarja ka shanse për të arritur objektivat.

“Pavarësisht rezultatit me Poloninë dhe u duk sikur u masakruam, nuk është ashtu. Skuadra zhvilloi një ndeshje të mirë dhe dua të shoh sërish atë frymë në ekipi. Ne jemi ende në këmbë dhe kemi një ndeshje me Hungarinë që duhet fituar. Kemi ende shanse për të arritur objektivat. Çdo ndeshje është vendimtare dhe duhet të bëjmë një ndeshje të madhe. Kundërshtari ka cilësi dhe duhet të jemi të përqendruar”, tha trajneri Reja.

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha, ka vënë në dukje faktin se kjo përballje është shumë e rëndësishme për fatin e këtyre kualifikueseve, pasi një rezultat pozitiv do i mbante në lojë për të pretenduar një nga dy vendet e para.

“Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat. Kemi këtë mundësi që nëse fitojmë të vazhdojmë ëndrrën tonë. Kjo është vendimtare si për Shqipërinë, Hungarinë e ndoshta dhe për Poloninë. Duhet të eliminojmë gabimet tona dhe të rikthehemi me fitore”, tha Berisha.

Analisti Artan Shyti sheh trajnerin Reja si përgjegjësinë kryesor për paraqitjet e skuadrës, duke vënë në dukje dhe atë çka i ka munguar skuadrës kuqezi.

“Koha e Rejas ka mbaruar nëse ka filluar ndonjëherë dhe them se duhet ndërruar sa më parë që të përgatitemi për të ardhmen. Nuk më pëlqen entuziazmi, nuk më pëlqen dhe menaxhimi, pasi kjo kombëtare ka të gjitha kushtet duhet të ketë një trajner tjetër”, u shpreh analisti.

Trajneri Edoardo Reja duhet të bëjë pa Elseid Hysajn, Keidi Baren dhe Rei Manajn, të cilët janë ndëshkuar me kartonë të verdhë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026