Djali i Dëshmorit të Atdheut: Duhet mbështetje psikologjike, ndihma financiare s’mjafton
Për fëmijët e dëshmorëve, përfitimet financiare nuk mjaftojnë për të përballuar traumën që ata kalojnë.
Franci Zylyftari, djali i kolonel Arben Zylyftarit i vrarë në vitin 2000 gjatë një operacioni për kapjen e dy personave në kërkim e pohon diçka të tillë.
Ai ishte vetëm 4 vjeç kur humbi të atin. Nga ajo ditë shteti i caktoi si ndihmë 80 mijë lekë në muaj por paratë nuk e ndihmuan të kalonte traumën.
“Përveç kuadrit financiar duhet dhe mbështetje nga ana psikologjike, sepse trauma që përjetohet është shumë e madhe dhe ka fëmijë që vërtet e kanë të vështirë ta lënë pas, për të jetuar një jetë normale. Është një aspekt që shteti duhet të punojë më mirë,” – u shpreh ai.
Qeveria ka marrë një nismë që parashikon mbështetje financiare mujore në masën 50 % të pagës me të lartë të prindit apo kujdestarit ligjor që ka humbur jetën, arsimin falas si dhe bursë të plotë.
Mbështetja materiale:
- Financim mujor deri në masën 50% të pagës
- Shërbim shëndetësor falas
- Shkollim falas
- Bursë të plotë në arsimin e lartë publik
224 fëmijë kanë përfituar statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës, sipas të dhënave të ministrisë së Brendshme.
Mbështetja financiare do të jetë deri në moshën 25 vjeçare, ku parashikohet të jetë dhe fundi i studimeve universitare.
LEXONI GJITHASHTU:
- Familja bën thirrje: Hasan Prishtina të prehet në “Varrezat e Dëshmorëve”
- Albin Kurti: Dëshmorët janë bartësit e historisë dhe dëshmitarët e një misioni
- Serbët heqin flamurin shqiptar nga lapidari i dëshmorit në Luginën e Preshevës
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta