Nis pas 19 vitesh, regjistrimi i popullsisë në RMV

5 Shtator 2021 | 18:26

Në Maqedoninë e Veriut ka filluar procesi i regjistrimit të popullsisë. Pas 19 vitesh ky do të jetë censusi i parë që do të japë një numër të saktë dhe për shqiptarët që banojnë në Maqedoninë e Veriut, por dhe ata në diasporë.

“Ky proces nuk ka asnjë lidhje me politikën dhe me të dhëna individuale. Gjithçka që do të mblidhet do të përdoret për statistikë. Nuk do të publikohen të dhëna individuale me çka do të rrezikoheshin qytetarët,” – u shpreh regjistruesi, Bekim Berisha.

Zëvendësdrejtori i Entit Shtetëror për Statistika Ilmi Selami bëri apel që qytetarët të mirëpresin regjistruesit dhe të injorojnë thirrjet për bojkot.

“Do iu kisha bërë apel të mos dëgjoni, të mos i vëni re, të mos i regjistroni aspak apelet e disa subjekteve politike minore, të disa personave, të disa grupeve të interesit të cilët nuk e dinë se në cilin mulli po e çojnë ujin, do iu kisha bërë apel të mos i dëgjoni thirrjet e tyre për bojkot,” – tha Selami.

Regjistrimi do të zgjasë deri më 30 shtator, ndërsa deri tani janë regjistruar rreth 191 mijë persona nga diaspora.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026