Mbërrijnë në Kosovë mbi 500 mijë doza vaksinash donacion nga SHBA

6 Shtator 2021 | 18:06

Në Kosovë kanë arritur 503 mijë vaksina anti-COVID të kompanisë Pfizer. Kjo gjë konfirmohet nga Ministria e Shëndetësisë, e cila thotë se kjo sasi është donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Prej këtij kontigjenti, 503.100 doza janë pjesë e donacionit të SHBA për Kosovën, të cilat në Kosovë kanë arritur përmes mekanizmit COVAX”, thuhet në njoftim.

Me këtë kontigjent të siguruar, Kosova synon të shtrijë procesin e vaksinimit dhe të realizojë planin e paralajmëruar, i cili konsiston në vaksinimin e mbi 60% të qytetarëve.

Autoritetet shëndetësore u kërkonjë qytetarëve të marrin vaksinën me qëllim shkëputjen e infeksionit të coronavirus.

Përveç donacionit nga SHBA, kanë ardhur gjithashtu edhe 54 mijë doza të tjera vaksinash nga kontrata javore, mes Pfizerit dhe MSH-së.

Kosova po përballet me një valë të fortë infektimesh nga COVID-19. Mbi 200 qytetarë kanë humbur jetën në dhjetë ditët e fundit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026