Valtteri Bottas do largohet nga ‘Mercedes’, piloti finlandez tek ‘Alfa Romeo’

7 Shtator 2021 | 10:18

Valtteri Bottas do të largohet nga ‘Mercedes’ sezonin e ardhshëm. Përmes një  njoftimi zyrtar, skuderia e ‘Alfa Romeos’ njoftoi se duke nisur nga sezoni 2022, piloti finlandez do i bashkohet skuadrës zvicerane.

Nën hijen e Lewis Hamilton, Bottas ka zgjedhur të ndryshojë ambient, për një periudhë afatgjatë, por të papërcaktuar në njoftimin e bërë. Vetë piloti i ‘Mercedes’ e ka konsideruar si një kapitull të ri në karrierën e tij. Nëntë herë fituesi i çmimit të madh do të zëvendësojë bashkëkombësin e tij, Kimi Raikkonen.

Largimi i Bottas i hap udhë 23-vjeçarit George Russell të largohet nga Williams dhe të bashkohet me shtatë herë kampionin e botës Lewis Hamilton duke formuar një skuadër britanike.

Bottas u bashkua në vitin 2017 me ‘Mercedes’, por duke qenë përkrah Hamilton e pati të vështirë që të merrte skenën duke pasur një kampion të padiskutueshëm në skuadër.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026