Mjekja shqiptare në Bergamo: Studimet tregojnë se virusi mund të jetë përhapur në Itali që në janar

31 Mars 2020 | 11:04

Mjekja shqiptare Sonela Spasse, e cila jep kontributin e saj në një prej spitaleve të Bergamos në Itali u shpreh në një lidhje të drejtëpërdrejtë për Euronews Albania se në shtetin fqinj masat për të parandaluar përhapjen e virusit u morën me vonesë.

“Po vihet re nga kolegët e mi nga ajo që më referojnë nga urgjenca, se numri i pacientëve që i drejtohen spitaleve dhe që shprehin shqetësimin se kanë simptomat e virusit po bie. Kjo është vetëm maja e ajsbergut, duhet parë edhe nëpër familje se çfarë po ndodh, por besoj se është një shenjë pozitive kështuqë duhet ta marrim me optimizëm dhe duhet të shpresojmë që të vazhdojë në këtë drejtim. Është e vërtetë që masat që janë marrë në Bergamo dhe në Lombardi po japin efektin e tyre dhe shpresoj që rruga që kemi marrë të jetë ajo e drejta dhe të mos ketë viktima të sëmundjes”, tregon mbesa e shkrimtarit të njohur Sterjo Spasse.

Sa i takon arritjes së pikut të infektimit nga virusi, Sonela Spasse tregon se autoritetet shëndetësore nuk e pranojnë këtë pasi në Itali ka numra të ndryshëm sipas rretheve të ndryshme.

“Aty ku ka filluar më përpara po përfundon më shpejt, tani është problem zona e Toskanës dhe numrat vazhdojnë të rriten akoma atje. Shpresoj që me kalimin e kohës dhe me respektimin e rregullave të mbylljes dhe të distancimit social, këto numra të fillojnë të bien gradualisht. Koha do të jetë pak e gjatë, do të duhet besoj edhe një muaj tjetër para se të kemi një ulje të ndjeshme të numrave”, tregon mjekja shqiptare.

Më tej ajo shton se rastet e para në Itali mund të kenë qenë që në fllim të muajit janar dhe se ajo ka patur pacientë që kërkonin ndihmën e shpejtë që asokohe.

“Rastet e para i kemi parë që nga janari. Në atë kohë nuk e dinim që bëhej fjalë për COVID-19. Dyshohej, por nuk kishim të dhëna ekzakte, nuk bëheshin akoma tamponet kështuqë nuk mund të kishim siguri. Megjithatë kemi qenë të kujdesshëm të paktën kolegët e mij, ato që njihja personalisht në klinikën tonë. Jemi përpjekur t’i reduktojmë të gjithë kontaktet ose rrezikun e kalimit të infeksionit”, tha Spasse.

Mosidentifikimi i menjëhershëm i rasteve të para të të prekurve nga Covid-19 sipas saj ka patur ndikim te përhapja e menjëhershme e virusit.

“Ka patur shumë arsye pse virusi u përhap kaq shumë në Itali. E para sepse nuk u identifikua menjëherë se kur filloi të ketë të sëmurë. Janë ngatërruar diagnozat sepse nuk kishte informacione të sakta. Në Bergamo po dalin studime të bëra nga epidemiologët që thonë se përhapja e virusit në këtë qytet mund të ketë ndodhur që në janar, por ka mundësi edhe më përpara, në dhjetor. Të gjitha këto raste të panjohura janë shpërndarë në qytet dhe në rrethina dhe sëmundja ka vazhduar duke u transmetuar. Vetëm një diagnostikim i vonë e solli në vëmendjen e medias, të popullit dhe të qeverisë atë që po ndodhte. Kufizimet nga shteti nuk ishin të menjëhershme dhe të sigurta”, tregoi për Euronews Albania Sonela Spasse.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026

Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, pranoi se Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”,  ndërkohë që sinjalizoi se Uashingtoni mbetet thellësisht i angazhuar...
16:14 | 04/06/2026