Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e kardiokirurgut Edvin Prifti
Gjykata e Lartë rrezoi të martën kërkesën e SPAK për rikthimin në burg të mjekut kardiokirurg Edvin Prifti.
Në dhomën e këshillimit, Gjykata e Lartë rrëzoi edhe kërkesën e këtij të fundit për të hequr masën pezullim nga detyra e cila do të mbetet në fuqi. Prifti akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.
A iu arrestua pas hetimeve të SPAK për korrupsionin me lirimet nga burgjet në Gjykatën e Krujës, ku u arrestua edhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha dhe u lirua pak kohë më vonë.
Emri i kardiokirurgut doli në përgjime ku ai kishte komunikuar me sekretaren e Gjykatës Krujës teksa kjo e fundit i kërkonte favor për të asistuar në operacionin e nënës së saj.
Pak kohë më parë Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi sekuestron preventive mbi llogaritë bankare (llogari rrjedhëse, depozitë pa/me afat apo investime në obligacione) të kardiokirurgut Edvin Prifti.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta