Protagonizmi personal Kurti-Rama po dëmton marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë, deklaron kreu i PDK
Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, kryetari i PDK Memli Krasniqi shprehu shqetësim për dëmtimin e marrëdhënieve Kosovë-Shqipëri, ndërsa ia dha pjesën më të madhe të përgjegjësisë kryeministrit Albin Kurti.
“Unë mendoj se raporti ynë me Shqipërinë është i dëmtuar pikërisht nga qasja që kryeministri i Kosovës ka pasur edhe në raport me liderët institucional në Shqipëri,” deklaroi Krasniqi.
Sipas tij kontribut negativ ka dhënë dhe pjesëmarrja e Kurtit në fushatën zgjedhore të Shqipërisë, në përkrahje të kandidatëve të Vetëvendosjes në zgjedhjet e 25 prillit.
“Marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri asnjëherë nuk duhet t’i subordinohen marrëdhënieve personale të kryeministrave që janë në detyrë, në momente të caktuara,” shtoi ai.
“Protagonizmi personal, tendenca për të treguar se cili është më i rëndësishëm se tjetri, i ka dëmtuar marrëdhëniet e mira. Besoj që Kosova gjithmonë duhet ta shohë Shqipërinë, si një mbështetëse të saj sepse ka qenë historikisht dhe tradicionalisht. Shqipëria është anëtare e NATO-s, është një shtet i rëndësishëm jo vetëm në nivelin e marrëdhënieve jo vetëm rajonale,” deklaroi kreu i PDK.
Krasniqi mori si shembull marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri gjatë drejtimit të vendit nga Hashim Thaçi, ku tha se ai kishte funksionuar në raportin me Shqipërinë mirë edhe me ish-kryeministrin Berisha edhe me kryeministrin Rama.
Politikani mbështeti idenë se bashkëpunimi dhe koordinimi Kosovë – Shqipëri duhet t’i paraprijë edhe veprimeve edhe në nivelin rajonal e evropian, gjë që do të sillte menaxhim më të mirë edhe të nismës së Ballkanit të Hapur.
“Kryeministrat e Kosovës duhet ta shohin Shqipërinë jo vetëm si partner, por edhe si shtetin e parë mbështetës në të gjitha çështjet që ndërlidhen me interesat tona kombëtare,” deklaroi Krasniqi ndërsa tha se pret të takojë së shpejti kryeministrin Rama.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta