Legjenda e futbollit Pele operohet për tumor
Legjenda braziliane e futbollit, Pele, i është nënshtruar një operacioni kirurgjikal për të hequr një tumor në zorrë.
Mediat braziliane raportuan javën e shkuar se 80-vjeçari ishte shtruar në spital, por nuk ishte e konfirmuar arsyeja.
Të hënën ish-futbollisti postoi në Instagram një foto të shoqëruar me shpjegimin se ishte detyruar të shtrohej pas diagnostikimit me tumor.
“Do ta përball këtë ndeshje me buzëqeshje, shumë optimizëm dhe gëzim për jetën që kam jetuar,” – tha në postimin e tij Pele teksa qetësoi simpatizantët e tij për gjendjen shëndetësore.
“Fatmirësisht, jam mësuar t’i festoj fitoret krah jush,” – vijoi ai më tej.
View this post on Instagram
Tre herë kampioni i botës në futboll tha se masa tumorale iu diagnostikua javën e shkuar në testet që kishte kryer pasi nuk ishte ndjerë mirë.
Në shkurt të vitit 2020, djali i Pelesë deklaroi për mediat se nuk ndihej mirë që babai i tij nuk dilte dot nga shtëpia pasi kishte vështirësi në të ecur.
Shëndeti i Pelesë ka ngjallur shqetësim vitet e fundit. Ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në prostatë në vitin 2015, ndërsa në vitin 2019 vuajti një infeksion urinar.
Pele është golshënuesi historik i Brazilit dhe një nga katër futbollistët e vetëm që kanë mundur të shënojnë gola në katër kampionate botërore.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta