Analisti: Pa një opsion nga BE-SHBA s’shoh zgjidhje në dialogun Kosovë-Serbi
Kosova në takimin me Serbinë pritet të shpalosë të njëjtat propozime që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti parashtroi në Bruksel në qershor.
Por, pavarësisht dëshirës për të rinisur dialogun, analistët shprehen skeptikë për çështjet që do shtrohen në tavolinë.
Analisti Blerim Burjani tha në Euronews Albania se të dyja palët kanë bërë propozime, të cilat nuk çojnë kurrsesi në zgjidhje.
“Nuk jam shumë optimist. Jam i dëshpëruar me formatin dhe me sjellët e të dyja palëve në Bruksel. Janë bërë propozime, që nuk çojnë në zgjidhje. Nëse vijomë të merremi me historinë nuk ka zgjidhje në Ballkanin Perëndimor. Brenga më e madhe është se nuk ka propozime.”, tha ai.
Ai theksoi se palët duhet të heqin dorë nga gjërat e pamunduara, ndërsa përmendi idenë e krijimit e asosacionit të komunave serbe me kompetencë ekzekutive. Sipas tij, kjo kërkesë është e parealizueshme, sepse askush në Kosovë nuk e mbështet një akt të tillë.
“Palët të heqin dorë nga ato gjerat e pamundshëm që mund të ndodhin. E pamundur është krijimi i asosacionit të komunave serbe me kompetencat ekzekutive. Kjo është pamundur sepse në Kosovë askush nuk e pranon. Unë kam thënë se autonomia e pakicës serbe në Kosovë dhe autonomia e shqiptarëve në Luginën e Preshevës është një nga opsionet që mund të çojnë në zgjidhje, të tjerat janë bllokuese”, tha ai.
Ai nuk pret hapa pozitivë në dialogun Kosovë-Serbi nëse në tavolinë nuk parashtrohen opsione nga BE-ja dhe SHBA-ja.
“Pa një opsion të propozuar nga ndërmjetësi ose nga SHBA nuk shoh zgjidhje”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rinis dialogu Kosovë-Serbi, përcaktohet agjenda për takimin e dytë në nivel ekspertësh
- Veton Surroi: Duhet ndryshuar korniza e negociatave Serbi-Kosovë
- Mbërrijnë në Kosovë mbi 500 mijë doza vaksinash donacion nga SHBA
- 26 viktima nga COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta