Një i burgosur në Kosovë gëlltit celularin, i nënshtrohet operacionit
Mjekët në Kosovë thonë se kanë hequr me sukses një celular nga stomaku i një të burgosuri. Procedura u krye nga kirurgët në qendrën klinike universitare në kryeqytetin Prishtinë javën e kaluar.
I burgosuri 33-vjeçar, ishte ankuar për dhimbje stomaku për disa ditë.
Ai u dërgua në departamentin gastroenterologjik të klinikës, ku mjekët zbuluan telefonin “Nokia 3310” në stomakun e tij.
Skender Telaku, gastroenterologu që drejtoi ekipin mjekësor që kreu operacionin, i tha AFP se operacioni dy orësh rezultoi i suksesshëm.
“Me mjete endoskopike, pa hapur stomakun, ne e hoqëm telefonin e çmontuar në tri pjesë”, tha Telaku.
Ai shtoi se ekipi mjekësor i kishte kushtuar vëmendje të veçantë baterisë së telefonit dhe “rrjedhjes së mundshme të acidit gërryes”.
Nuk është e qartë se si burri e gëlltiti telefonin, por autoritetet dyshojnë se i burgosuri e kishte përdorur pajisjen për të komunikuar me njerëzit jashtë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta