Infermierët drejt Gjermanisë, rriten kërkesat për gjuhën gjermane

8 Shtator 2021 | 11:37

Studentët e infermierisë në Shkodër pas përfundimit të fakultetit e shohin më të arsyeshme të mësojnë gjuhën gjermane për të ndjekur ëndrrat e tyre jashtë vendit.

“Mora këtë vendim sepse pashë që zgjedhja më e mirë e mundshme ishte një emigrim drejt Gjermanisë si infermier i licencuar. Ishte një vendim i vështirë, por mundësitë e zbehta që ofron vendi jonë dhe duke parë kushte më të mira drejt Gjermanisë, punësim më të sigurt, një rrogë më të mirë zgjodha Gjermaninë”, u shpreh Elton Bulçaku.

“Është mjaft e vështirë ta them për arsye sepse këtu kemi të gjithë afërmit tanë por faktikisht unë e mendoj afatgjatë sepse këtu nuk kam mundësi punësimi, kemi kryer të gjitha njohuritë e duhura dhe akoma nuk kemi një mundësi për të gjetur një punë tonën, një punë stabël dhe prandaj kam zgjedhur Gjermaninë”, tha Esmeralda Likaj.

Vitet e fundit është rritur interesi për mësimin e gjuhës gjermane.

“Dëshira për të shkuar në Gjermani është shumë e madhe, gjatë këtyre 5 viteve ka qenë në rritje. Aktualisht kemi rreth 40-50 vetë që mësojnë gjuhën gjermane në qendrën tonë dhe gjatë këtyre 5 viteve kemi rreth 200 vetë që kanë shkuar në Gjermani”, tha pedagogu Elvis Rroji.

Drejtuesi i spitalit rajonal të Shkodrës, Ardjan Dajti nuk e sheh si problem largimin e të rinjve.

“Mendoj se numri i atyre që largohen, ne kemi plot infermier të rinj, të cilët janë të diplomuar dhe mund të zëvendësojnë. Mendoj që ikja nga jashtë është një numër që nuk mund të influencojnë shumë tek mbarëvajtja aktivitetit të spitalit”, tha ai.

Përtej punësimit, duket se arsyet e emigrimit janë mungesa e shpresës tek këta të rinj për një të ardhme më të mirë në vendin e tyre.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026