Ambasadorja Kim: Reforma në drejtësi do të përmirësojë klimën e biznesit

8 Shtator 2021 | 14:36

Ambasadorja Yuri Kim shkroi në Twitter se ndjekja e vazhdueshme e çështjeve të drejtësisë do të përmirësojë dhe klimën e biznesit në Shqipëri.

Reagimi erdhi pas raportit të Dhomës Amerikane të Tregtisë që sugjeroi se “aktualisht në Shqipëri është niveli më i ulët i biznesit që nga vitit 2012”.

Sipas Kim ka një lidhje të drejtpërdrejtë mes ligjit dhe biznesit. Ambasadorja theksoi se rregullat, zgjidhja përfundimtare e të drejtave të pronësisë, pastrimi i gjykatave dhe lufta ndaj korrupsionit do të bëjë që shumë investitorë nga SHBA ta shohin Shqipërinë si mundësi për të bërë biznes.

Në raportin e Dhomës Amerikane të Tregtisë sugjerohet që qeveria të heqë dorë nga burokracitë dhe të krijojë një klimë të favorshme për investitorët e huaj.

Më vonë Kim njoftoi se kishte zhvilluar takim me drejtuesin e SPAK, Arben Kraja. Në një postim, po në Twitter, ambasadorja tha se i kishte nënvizuar Krajës pritshmëritë që ka SHBA për punën e SPAK.

“Takova drejtuesin e SPAK, Arben Krajën, për t’i nënvizuar pritshmëritë e SHBA-së dhe shqiptarëve që SPAK të hetojë korrupsionin dhe krimin e organizuar, pavarësisht fuqisë, pasurisë, apo përkatësisë së të dyshuarve,” – tha Kim.

Ambasadorja thotë se me më tepër prokurorë dhe hetues të BKH-së, SPAK do mund të japë edhe më tepër rezultate. Ajo shtoi për këtë disa shifra nga puna e SPAK – 264 çështje, 127 të dënuar dhe 70 milionë euro konfiskime nga hetimet e këtij viti.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026