NASA merr mostrën e parë shkëmbore nga planeti Mars

8 Shtator 2021 | 15:31

NASA konfirmoi të martën se ka marrë mostrën e parë shkëmbore nga planeti Mars, javën e kaluar.

Ky është guri i parë marsian që është marrë me synim për t’u sjellë në tokë. Projekti që e ka bërë të mundur këtë quhet “Perseverance”.

“Marrja e mostrës së parë është një arritje e madhe”, tha shkencëtari i projektit “Perseverance”, Ken Farley.

“Kur t’i marrim këto mostra në tokë, do të na tregojnë shumë për kapitujt më të hershëm të evolucionit në Mars”, shtoi ai.

Roboti i dërguar në Mars arriti të siguronte një mostër shkëmbi në madhësinë e gishtit, të cilën e nxori duke gërmuar një vrimë brenda shkëmbit dhe e ruajti brenda një tubi cilindrik të titanit.

Së bashku me identifikimin dhe mbledhjen e mostrave shkëmbore, misioni i “Perseverance” përfshin studimin e rajonit Jezero, një krater në Mars ku besohet se dikur ka pasur prezencë uji.

NASA shpreson se kjo do t’i ndihmojë shkencëtarët të kuptojnë nëse dikur ka pasur jetë në Mars, si dhe të krijojnë një panoramë më të qartë mbi klimën e dikurshme të planetit të kuq.

“Perserverance” arriti në planetin Mars në shkurt të këtij viti, në kërkim të gurëve që mund të paraqesin dëshmi të jetës antike. Fillimisht, Pajisja e eksplorimit gërmoi në gurë të butë dhe mostra u thërrmua e nuk hyri brenda tubit të titanit, mirëpo këtë herë ia dolën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani refuzon propozimin e ri të SHBA-së për armëpushim

Irani hodhi poshtë të enjten një marrëveshje armëpushimi të SHBA-së, e cila iu paraqit Teheranit nga kryeministri irakian, raportoi The New York Times, duke cituar...
08:11 | 24/07/2026

Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme, zjarret detyrojnë evakuimin e 10 mijë banorëve

Përballë përhapjes së pakontrolluar të zjarreve, qeveria spanjolle shpalli “gjendje të jashtëzakonshme me interes kombëtar” të enjten në mbrëmje deri të premten në rajonin e...
08:06 | 24/07/2026

Sulm masiv me dronë në Shën Petersburg, tymi i zi mbulon qytetin (VIDEO)

Ukraina nisi një sulm me dronë gjatë natës duke synuar zonën e Shën Petersburgut , duke shkaktuar zjarre në depot e kompanive dhe duke shkaktuar...
08:03 | 24/07/2026