Skënder Hyseni: Çështja e të pagjeturve mbetet pezull për faj të qeverisë së Kosovës
Çështja e të zhdukurve të luftës ka vënë në pikëpyetje takimin e kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandar Vuçiç në fund të shtatorit.
Sipas palës kosovare nuk është vërejtur përparim në këtë drejtim. Skënder Hyseni, ish-kryenegociator për dialogun Kosovë-Serbi thotë se qeveria e Kosovës është fajtore pasi e ka mbajtur pezull këtë çështje.
“Çështja e të pagjeturve mbetet pezull për faj të qeverisë së Kosovës. Ne e kemi trajtuar çështjen e të pagjeturve dhe kemi arritur një marrëveshje në parim, e cila duhej të ishte një nga elementët e marrëveshjes së përgjithshme për njohje reciproke”, tha ai.
Më tej Hyseni theksoi se qeveria Kurti nuk po ofron informacion për takimet e kryera me palën serbe edhe në rikthimin nga e para të çështjes.
“Mua [kjo mungesë transparence] më bën të konsolidoj bindjen se Kurti e Vuçiç kanë qëllim të përbashkët ruajtjen e një gjendjeje të ngrirë në Kosovë, ruajtja e status-quos-ë,” – shtoi Hyseni.
Ish-kryenegociatori e konsideroi gabim shumë të madh të qeverisë Kurti rihapjen e temave të dakorduara më parë në dialogun me Serbinë. Sipas tij kjo situatë është një qëndrim që lidhet me zgjedhjet dhe shkon edhe përtej.
“Kurti nuk e ka hallin e sukseset e Kosovës, e ka hallin te karrigia e tij,” – akuzoi Hyseni, i cili pretendoi se Kryeministri Kurti “nuk ia ka idenë marrëveshjeve të Kosovës”.
Ai madje shkon më tej kur thotë se “ikja nga tryeza e dialogut është dështim dhe kapitullim”.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta