‘S’do lëmë gur pa lëvizur për të gjetur të zhdukurit’, zotohet djali i Ukshin Hotit
Andin Hoti, djali i akademikut dhe aktivistit politik Ukshin Hoti, siguron familjarët e personave të zhdukur nga lufta në Kosovë se “nuk do të lënë gur pa lëvizur” për zbardhjen e fatit të tyre.
Në një intervistë për Euronews Albania, Andin Hoti, i cili kryeson Komisionin Qeveritar të Kosovës për Personat e Zhdukur, tha se ai është i përkushtuar për të gjetur sa më parë një zgjidhje për këtë çështje.
Duke e quajtur “mision” dhe jo “post” angazhimin në Komision, Hoti mohoi pretendimet e ish-kryenegociatorit Skënder Hyseni se mes Kosovës dhe Serbisë qe arritur më parë një marrëveshje për këtë çështje.
“Kam dëgjuar që ka qenë një draft-marrëveshje, asnjëherë e finalizuar për një çështje të tillë, por marrëveshje për personat e zhdukur deri më sot unë nuk kam parë,” – u shpreh Hoti, i cili shtoi se gjatë takimit të fundit i është kërkuar përfaqësuesit të BE-së, Miroslav Lajçak, që të vendoset një afat për zgjidhjen përfundimtare.
Hoti theksoi se zërat e familjarëve të personave të zhdukur janë dëgjuar dhe po përfaqësohen në vijim. Ai kujtoi se është i përfshirë personalisht në këtë çështje dhe ndihet mirë që ka mbështetjen e shoqatave.
“Kërkesat tona që janë këtu në Bruksel nuk janë të mijat, as të zotit Besnik Bislimi [zëvendëskryeministri], por të familjarëve të personave të zhdukur, […] ata e shohin një shpresë më të madhe, për shkak se, nuk them që Kosova nuk ka punuar në këtë drejtim, por unë e di çështjen e fatit të personave të zhdukur, unë e di çfarë do të thotë të çohesh çdo mëngjes dhe të presësh nëse rastësisht sot ke informacion për fatet e më të dashurit tënd, prandaj nuk do të jetë si shkak i neglizhencës apo arsyeve të tjera, nuk do të mbesin gurë pa e lëvizur për zbardhjen e fatit të këtyre personave,” – theksoi Hoti.
Ukshin Hoti ishte një akademik dhe aktivist përkrahës i lëvizjeve për pavarësi të Kosovës gjatë kohës së Jugosllavisë. Për shkak të qëndrimeve politike ai u arrestua në vitin 1994 dhe u dënua me pesë vite burg në Dubravë. Në vitin 1999 kur pritej të lirohej u zhvendos në një burg tjetër dhe fati i tij deri më sot nuk dihet.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta