Albin Kurti: Pa u zgjidhur çështja e të pagjeturve, nuk diskutojmë me Serbinë tema të tjera
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se tema kryesore, e cila nuk duhet vonuar për të gjetur zgjidhje në dialogun me Serbinë është ajo për të pagjeturit.
“Ka vetëm një temë që nuk pret, është çështja e të pagjeturve, e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës dhe kjo me siguri se do të diskutohet në Bruksel, ndërkaq për çështjet e tjera ne kemi dhënë propozimet tona që natyrisht nuk janë pranuar”, tha Kurti.
Shefi i ekzekutivit të Kosovës paralajmëroi se aktualisht mund të hapen tema diskutimi mes Kosovës e Brukselit, por jo me Serbinë.
“Mund të hapen tema diskutimi ndërmjet Kosovës dhe Brukselit mirëpo jo edhe me Serbinë”, tha ai, duke nënkuptuar qëndrimin e palëkundër të Kosovës mbi çështjet e parashtruara në tryezën e dialogut.
Ai tha se takimet e dy ditëve të fundit të ekipeve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel janë takime përgatitore për dialogun, që sipas tij do të ketë kapitull të ri.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta