Të paktën 14 viktima nga zjarri në spitalin e COVID-19 në Tetovë

9 Shtator 2021 | 07:37

Të paktën 14 viktima u konfirmuan nga zjarri i madh që përfshiu mbrëmjen e së mërkurës spitalin e lëvizshëm të Tetovës ku trajtohen pacientët e sëmurë me COVID-19.

Burime nga spitali thonë për Euronews Albania që numri pritet të rritet. Të gjithë trupat janë nxjerrë, por ende nuk mund të jepen informacione deri në momentin e identifikimit të viktimave.

30 zjarrfikës me 7 makina kanë shkuar në vendngjarje dhe flakët janë shuar, por ka qenë i pamundur evakuimi i njerëzve brenda godinës sepse zjarrfikësja ka mbërritur shumë vonë dhe spitali i ndërtuar prej materiali plastik është përfshirë shumë shpejt nga flakët.

Nga informacionet paraprake brenda ndodheshin 24 pacientë të shtruar, 8 persona nga stafi mjekësor dhe disa familjarë të të sëmurëve.

Korrespondenti i Euronews Albania në Maqedoninë e Veriut tha se inspektorë të policisë dhe 5 prokurorë po hetojnë arsyet e zjarrit të madh që për pak minuta shkatërroi gjithë spitalin ambulant në Tetovë.

Nga informacionet paraprake ngjarja ka ndodhur për shkak të një problemi me energjinë elektrike, por ende pritet versioni zyrtar nga autoritetet. Qeveria në RMV do të mbajë një konferencë në orën 10. Nga ana tjetër në godinën e komunës së Tetovës është krijuar një shtab krize.

Në prill të këtij viti ka pasur një deklaratë nga drejtori ekonomik i spitalit të Tetovës se qendra ndihmëse për pacientët me COVID-19 nuk ka kushte të mjaftueshme për t’u kujdesur për pacientët. Për sigurinë e spitalit ka qenë skeptik edhe ministri i Shëndetësisë në RMV, Venko Filipçe.

Spitali ambulant i Tetovës u hap pas muajit prill si strukturë plotësuese për Spitalin Klinik.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026