200 shtetas të huaj pritet të evakuohen nga Kabuli këtë të enjte

9 Shtator 2021 | 13:38

200 shtetas të huaj në Afganistan, mes tyre amerikanë, do të nisen me fluturime “charter” nga Kabuli të enjten, pasi qeveria e re talebane ra dakord për evakuimin e tyre, tha një zyrtar amerikan.

Nisjet do të jenë ndër fluturimet e para ndërkombëtare që do të nisen nga aeroporti i Kabulit që kur talebanët morën kontrollin e kryeqytetit në mes të gushtit, duke shkaktuar evakuimin kaotik të udhëhequr nga SHBA të 124.000 të huajve dhe afganëve në rrezik.

Fluturimet vijnë dy ditë pasi talebanët njoftuan një qeveri të përkohshme të përbërë nga burra, përfshirë të dyshuar apo të kërkuar për terrorizëm dhe ekstremistë të ashpër islamikë, duke shuar shpresat e ndërkombëtarëve për një administratë më të moderuar.

Qeveria e re në Afganistan do të drejtohet nga Mullah Mohammad Hassan Akhund.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026