Bislimi: Serbia është pajtuar për hapje të arkivave, përfshirë edhe ato për UÇK-në
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi tha se Serbia është pajtuar në parim që të hapen të gjitha arkivat, përfshirë edhe ato për UÇK-në për zgjidhjen e çështjes së të pagjeturve.
“Pala serbe të paktën deklarativisht ka thënë se janë dakord të hapin të gjitha arkivat. Sipas tyre, kjo nënkupton të hapen edhe arkivat shtetërore të Kosovës që kanë të bëjnë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, tha Besnik Bislimi.
Sipas tij, kjo është në interes të Kosovës pasi shtohen shanset të hidhet dritë për çështjen e të pagjeturve të luftës.
“Mendoj se kjo fillimisht është në interes tonë për arsye se shumica e varrezave masive ku pretendohen të jenë në varreza që informata kanë kryesisht arkivat ushtarake të Serbisë”, tha ai.
Një ditë pas takimeve me palën serbe në Bruksel, i dyti i ekzekutivit bëri me dije se nuk kanë gjetur pajtueshmëri për temat që mund të diskutohen në nivel të lartë.
Bazuar në këtë qasje, ai tha se gjatë muajit shtator nuk do ketë takim ndërmjet kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta