Dëshmitarët rrëfejnë momentet e përfshirjes në flakë të spitalit në Tetovë

9 Shtator 2021 | 16:32

Ekipet e policisë shkencore në qytetin e Tetovës mbikëqyrën të enjten vendin e ngjarjes, pas zjarrit që shkrumboi spitalin e lëvizshëm dhe që vrau të paktën 14 persona.

Dëshmitarë si Nedvedin Aliti, që ndihmoi në shuarjen e flakëve, tha për agjencinë e lajmeve “Reuters” se zjarri u përhap me shpejtësi.

 “Zjarri u përhap shumë shpejt, në 20-30 minuta kishte përfshirë gjithçka. Policia dhe zjarrfikësit mbërritën në vendin e ngjarjes, por edhe shërbimet e tjera duhet të ishin këtu. Kishte shumë punë pasi zjarri ishte shumë i madh dhe s’kishte shanse të shuhej me shpejtësi”.

Ndërkohë, zyra e prokurorit deklaroi se do të duhen analiza të ADN-së për të identifikuar disa nga viktimat. Mes tyre për fat të mirë nuk kishte pjesëtarë të stafit mjekësor.

 “Ne mbërritën në kohë për të shuar zjarrin, por ishte natë. Detyra jonë dhe prioriteti ynë ishte të evakuonim njerëzit. Kishte njerëz që ishin ende gjallë, por fatkeqësisht të tjerë humbën jetën. Detyra jonë ishte t’i nxirrnim jashtë ata”, tha ai. 

Të paktën 26 pacientë ndodheshin në spitalin për të infektuarit me COVID në kohën e zjarrit dhe 12 prej tyre, të cilët shpëtuan po mjekohen për plagët e marra, bëri të ditur ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Zjarri ra ditën kur Maqedonia e Veriut shënon 30-vjetorin e pavarësisë nga ish-Jugosllavia. Të gjitha celebrimet e planifikuara për ditën e enjte u anuluan.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026