4 të vdekur dhe rreth 1000 raste të reja me COVID-19 në vend

10 Shtator 2021 | 18:03

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë humbur jetën 4 persona si pasojë e COVID-19, ndërsa janë konfirmuar 977 infektime të reja me virusin.

Rastet pozitive kanë rezultuar nga 6308 testime që janë kryer.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 919 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 140,176 që nga fillimi i pandemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 12,582 persona të infektuar me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve që të bëjnë vaksinën kundër COVID. Qytetarët mbi 18 vjeç kanë mundësi të vaksinohen në çdo qendër vaksinimi gjatë gjithë muajit shtator.

Statistika (10 Shtator 2021)

Raste të reja ditore    977

Të shëruar në 24 orë   919

Të shtruar në spitale   163

Humbje jete në 24 orë     4

Testime ditore   6308

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë      5071

Shkodër    1601

Durrës    1090

Fier     1002

Vlorë    934

Lezhë    743

Elbasan    637

Berat    433

Korçë  299

Gjirokastër   289

Kukës   278

Dibër    205

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026