31-vjeçari vret ish-bashkëshorten në Fier

11 Shtator 2021 | 00:24

Elton Metaj, 31 vjeç, vrau mbrëmjen e sotme me armë ish-bashkëshorten Sabrina Benga.

Ngjarja ndodhi në fshatin Zhupan të Fierit rreth orës 23:00.

Metaj e vrau Bengën në shtëpinë e të atit.

31-vjeçari qe arrestuar një vit më parë nga forcat RENEA pasi pati kërcënuar të vetëvritej për shkak se Benga kishte kërkuar divorcin.

Metaj ka qenë emigrant në Greqi. Përpara vrasjes së sotme ai kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026