Policia arreston 31-vjeçarin që vrau ish-gruan, ishte fshehur në pyll

11 Shtator 2021 | 08:50

Policia e Fierit ka arrestuar 31-vjeçarin Elton Metaj i cili një natë më parë vrau me armë zjarri ish-bashkëshorten.

Burime nga policia lokale thonë se vrasësi është kapur në një pyll të fshatit Peshtan bashkë me armën e krimit, pas rreth 3 orë ndjekjeje në kushte të vështira për shkak të errësirës dhe rrezikshmërisë që kishte ky person pasi ishte i armatosur.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes në banesën e viktimës, Sabrina Benga në fshatin Zhupan të Fierit.

31-vjeçari ishte arrestuar një vit më parë nga forcat RENEA pasi pati kërcënuar të vetëvritej për shkak se Benga kishte kërkuar divorcin.

Metaj ka qenë emigrant në Greqi. Përpara vrasjes së një nate më parë ai kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani ka reaguar përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Twitter sa i takon ngjarjes.

 Ai i ka shprehur ngushëllimet familjarëve, ndërsa i ka garantuar opinionit publik se i gjithë procesi i punës për hetimin e ngjarjeve të tilla është jo vetëm i trajtuar me vëmendje, por dhe me ndjeshmëri të lartë.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026