20 vjet pas 11 shtatorit, ekspertët e sigurisë tregojnë 2 rreziqet serioze nga terrorizmi

11 Shtator 2021 | 12:35

Dy dekada më parë Evropa pa nga larg sulmet drithëruese të 11 shtatorit. Por kontinenti i vjetër nuk e dinte që shumë shpejt do të kthehej edhe ai në viktimë të sulmeve ekstremiste.

Sot, 20 vjet më vonë, evropianët janë ‘mësuar’ me to. Sulme të shumta janë shmangur, por shumë të tjerë kanë shkuar deri në fund.

Eksperti i sigurisë dhe inteligjencës, Claude Moniquet thotë se fatkeqësisht nuk ekziston një jelek antiplumb për t’u mbrojtur nga terrorizmi.

“Kemi bërë progres që prej 2001-shit, që fatkeqësisht u pasua nga sulmet në Madrid dhe Londër. Ne kemi përshtatur ligjet, kemi ofruar më shumë mbështetje. Por mendoj se ajo që duhet bërë është ajo çka Franca dhe vende të tjera po bëjnë sot në rajonin e Sahelit. Përse janë në Sahel? Shumë e thjeshtë, për ta mbajtur terrorizmin sa më larg nga kufijtë evropianë. Mund të duket një politikë e rrezikshme dhe ligjërisht e diskutueshme, por është një çështje sigurie për Evropën”, thotë Moniquet.

Tërheqja e trupave perëndimore nga Afganistani, 20 vjet nga nisja e pushtimit të tij, ka krijuar mundësi për sulme terroriste të reja. Marrja e pushtetit nga talebanët mund t’i kthejë interesat evropiane në shënjestër. Por ka edhe rreziqe të tjera.

“Kemi dy rreziqe serioze. Së pari është ardhja e terroristëve në Evropë të kamufluar nën petkun e refugjatëve, sikurse patëm në vitet 2013-2014 nga Siria dhe që kryen sulme në Paris dhe Bruksel. Por mbi të gjitha, kjo është një fitore për xhihadin global. Marrja e Kabulit nga talebanët u konsiderua një fitore. Këtë mund ta shohim qartë në rrjetet sociale dhe kjo mund t’i japë një shtysë të re xhihadit”, tregon eksperti.

Liderët evropianë tani do të kujdesen që Afganistani të mos kthehet sërish një terren i favorshëm për eksportin e ekstremizmit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima

Ushtria amerikane sulmoi një anije të akuzuar për kontrabandë droge në Oqeanin Paqësor lindor të mërkurën, duke vrarë dy burra, ndërsa administrata Trump zhvillon një fushatë kundër trafikantëve të...
14:12 | 04/06/2026

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026