Cristiano Ronaldo feston me dy gola kthimin te Manchester United

11 Shtator 2021 | 18:16

Cristiano Ronaldo festoi rikthimin e tij te Manchester United duke shënuar dy gola në fitoren 4-1 që skuadra e Ole Gunnar Solskjær arriti ndaj Newcastle.

Në Old Trafford, Ronaldos iu deshën rreth 47 minuta lojë për të realizuar një gol. Hera e fundit që ai shënonte në këtë stadium ishte 12 vite e 125 ditë më parë.

Portugezi iu përgjigj nevojës së skuadrës edhe në pjesën e dytë, kur Manquillo barazoi përkohësisht për bardhezinjtë.

36-vjeçari realizoi sërish rreth 6 minuta pas golit të Newcastle duke i kthyer avantazhin United-it, avantazh që më tej u thellua nga golat e Fernandes dhe Lingard. Me këtë fitore United merr vendin e parë në Premier League.

Vëmendja për rikthimin e Ronaldos te United u thye kur një avion kaloi mbi stadium me një baner ku shkruhej “Besojini Kathryn Mayorgas”, gruas që në vitin 2018 tha se ishte dhunuar seksualisht nga portugezi gjatë një mbrëmjeje në Las Vegas.

Organizata feministë “Level Up” mori përsipër banderolën duke theksuar se nuk duhet heshtur përballë abuzimeve nga bota e futbollit.

Çështja Mayorga trazoi jo pak botën sportive, teksa në media u raportua se nga stafi i Ronaldos i ishin ofruar 370 mijë euro për të mos e diskutuar më. Kjo u pretendua të kishte ndodhur në vitin 2010.

Sidoqoftë portugezi ka mohuar pretendimet, teksa nga ana ligjore asnjëherë nuk u ngritën akuza.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026