SHBA përkujton 11 shtatorin, Bush: Bota heshti nga zërat që u shuan
Amerikanët përkujtuan të shtunën sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001, që u morën jetën rreth 3 mijë personave. Në një ceremoni të ndjerë, ish-presidenti George W. Bush përshkroi ndjesitë e asaj dite fatkeqe për SHBA.
Bush, asokohe president i SHBA, mbajti një fjalim në Pensilvani, aty ku njëri prej avionëve u përplas në tokë nga pasagjerët që iu kundërvunë terroristëve.
“Për ata që janë shumë të rinj dhe nuk e kujtojnë qartësisht këtë ditë, është e vështirë të përshkruash çfarë ne ndjemë. Ndjemë tmerr për shkallën e shkatërrimeve dhe nderim për kurajën dhe mirësinë për ta përballur. Ndjemë tronditje nga guximi i së keqes dhe mirënjohje për heroizmin që e kundërshtoi,” – tha Bush.
Trëndafila u vendosën pranë emrave të 2,977 viktimave, që tashmë janë përjetësuar në memorialin dedikuar 11 shtatorit në New York.
Të pranishëm në ceremoninë përkujtimore ishin presidenti Joe Biden dhe paraardhësit e tij Bill Clinton e Barack Obama. Vetë Biden nuk mbajti fjalim në këtë event, por më herët, në një video të shpërndarë nga SHBA ai përcolli mesazhin se, uniteti është forca më e madhe e popullit amerikan.
Mes lotësh, familjarë të personave që humbën jetën më 11 shtator lexuan emrat e viktimave, teksa u shënuan kështu 20 vite nga sulmet më të përgjakshme të ndodhura në tokën amerikane.
Një minutë heshtje u mbajt pikërisht në kohën kur dy avionët e marrë peng u përplasën me Kullat Binjake të “Qendrës Botërore të Tregtisë”.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.