Spektakël në Bundesligë, Dortmund fiton me përmbysje, Bayern i pandalshëm
Bayern Munich ka arritur fitoren e tretë radhazi në kampionat duke mundur në transfertë Laipzig me rezultatin 4-1.
Kampionët në fuqi ishin të pandalshëm në ndeshjen e javës së katërt, duke e nisur ndeshjen me golin e Lewandowski, i cili shënoi nga pika e bardhë e 11-metërshit, pas ndërhyrjes së VAR.
Goli i gjashtë për polakun në kampionat. Në pjesën e dytë Musiala, i ardhur nga stoli dyfishoi rezultatin, ndërsa Sane më pas shënoi dhe të tretin. Laipzig ngushtoi diferencën me Laimer, falë një goli mjaft të bukur, por Choupo-Moting në kohën shtesë kristalizoi dhe rezultatin përfundimtar.
10 pikë për Bayern në 4 javët e para, që e sheh veten në vendin e dytë, me dy pikë më pak se Wolfsburg.
Spktakël dhe në ndeshjen mes Bayer Leverkusen dhe Dortmund. Edhe pse vendasit i mbyllën 45 minutat e para në avantazh, në pjesën e dytë verdhëzinjtë bënë gjithçka siç duhet për të përmbysur rezultatin, duke marrë një fitore 3-4, duke regjistruar suksesin e dytë. I papërmbajtshëm Haaland, i cili në këtë përballje shënoi 2 herë, duke i dërguar sinjal Lewandowskit se nuk do jetë e lehtë për të.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta