Dinamo rikthehet pas 9 vitesh në Superligë, ‘hakmerret’ ndaj Kastriotit

12 Shtator 2021 | 17:17

Dinamo e ka nisur me fitore sezonin në kategorinë Superiore, ku rikthehet pas 9 vitesh.

Ata arritën të fitonin në transfertë përballë Kastriotit me rezultatin 2-0 me dopietë të Chinedu.

Sulmuesi nga Nigeria shënoi golin e parë që në sekondat e para të ndeshjes ndërsa vulosi rezultatin me golin e minutës 21’.

Në ndeshjen tjetër që mbyll javën e parë të Superligës, Kukësi fitoi 3-1 ndaj Egnatias.

Pikërisht, Kastrioti ishte ekipi që në mars 2012 në një ndeshje të luajtur në Krujë do të fitonte ndaj Dinamos duke përcaktuar dhe rënien nga kategoria për ekipin e kryeqytetit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026