Tirana bllokohet nga trafiku, radhë të gjata automjetesh në të gjitha akset e kryeqytetit

13 Shtator 2021 | 09:42

Mëngjesi i kësaj të hënë ka ofruar një panoramë aspak normale sa i takon situatës së trafikut në kryeqytet. Në shumicën e akseve në Tiranë radhët e gjata të automjeteve nuk kanë munguar.

Situata më problematike paraqitet në pikat hyrëse e dalëse të kryeqytetit dhe në zona si pallati me ‘Shigjeta’, 21 dhjetori, ish sheshi ‘Shqiponja’, rruga Elbasanit dhe mbikalimi i Saukut.

Nisur nga kjo situatë policia rrugore ka shtuar prezencën e efektivëve por pavarësisht kësaj lëvizja e automjeteve në kryeqytet duket se është e paralizuar.

Trafiku i rënduar në javët e fundit është bërë pjesë e përditshmërisë së shoferëve të cilët çdo ditë përballen me kaosin rrugët në kryeqytet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026