Nuk ka ‘pandemi’ për ndeshjen Shqipëri-Poloni, 22 mijë tifozë pritet të jenë në stadium

12 Tetor 2021 | 17:20

Pas fitores me Hungarinë, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka deklaroi se është marrë leje për të pasur stadiumin me kapacitet të plotë me Poloninë.

Por, sipas aktit normativ, në aktivitetet sportive lejohet vetëm pjesëmarrja me 30 % të kapaciteteve.

Ministria e shëndetësisë thotë për Euronews Albania se nuk është lëshuar ndonjë shkresë për ndeshjen e sotme dhe nuk dihet nëse është marrë miratimi edhe nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Një ditë më parë kritika për hapjen e stadiumit në drejtim të FSHF-së adresoi edhe ish-zv/kryeministri Erion Braçe sipas të cilit nuk duhej lejuar kur vendi ka 40 % mbulesë vaksinale dhe po përballet me një numër të lartë vdekjesh.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026