Asnjë gjurmë nga vrasja e biznesmenit në Fier, Prokuroria: Zbulimi problematikë e policisë
Ngjarjet e njëpasnjëshme kriminale pa autor në Fier, janë kthyer në shqetësim për Prokurorinë e këtij qyteti.
Në raportin e vitit 2020 të kësaj prokurorie theksohet se mos zbulimi i autorëve vjen për shkak të mosveprimit që në momentet e para nga ana e policisë. E njëjta situatë duket dhe me hetimet e vrasjes së biznesmenit, Demir Backa ku hetuesit ende nuk kanë asnjë gjurmë nga autorët.
Vrasja e biznesmenit Demir Baçka në Fier mbrëmjen e së shtunës është ende pa autor. Deri në këtë fazë, grupi hetimor ka ngritur 3 pista për ekzekutimin e llojit mafioz. Nga përplasjet e vjetra mes bandave në këtë qytet, konflikti i pak muajve me pare më një personazh të botës së krimit e deri tek përplasja për tendera.
Hetuesit ende nuk janë të bindur se cili është motivi i vërtetë I vrasjes së 57 vjeçarit. Dyshohet se kanë qenë 3 autorë të cilët kanë kryer vrasjen por grupi hetimor nuk ka krijuar një identikit të tyre.
Vrasja e biznesmenit Demir Baçka, rëndon akoma më shumë bilancin e vrasjeve në qytetin e Fierit. Vetëm në vitin 2021 në këtë qark janë kryer 9 vrasje një pjesë e të cilave mafioze dhe pa autor. Ky fakt është kthyer në shqetësim dhe për prokurorinë e këtij qyteti. Në raportin për vitin 2020 prokuroria e Fierit evidenton se zbulimi i autorëve të veprave penale është problematikë reale dhe fajtor për këtë bën strukturat e policisë.
“Konstatohet që policia gjyqësore pas referimit të materialeve për të cilat nuk është zbuluar autori që në momentin e parë nuk kryejnë veprime dinamike për zbulimin e tyre”.
Në raport thuhet se një vëmendje e shtuar e policisë duhet treguar edhe në zbulimin autorëve të ngjarjeve të vjetra, të cilat ndër vite kanë prodhuar jo pak viktima.
- LEXONI GJITHASHTU:
- “Drejtësi për Sabrinën”, protesta në Tiranë dhe Fier për vrasjen e 23-vjeçares
- 31-vjeçari vret ish-bashkëshorten në Fier
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta