A do e sanksionojë BE-ja vajzën e përfolur si e dashura e Putin?

6 Maj 2022 | 14:10

Alina Kabaeva, vajza e përfolur si e dashura e presidentit rus Vladimir Putin, është përfshirë në paketën e gjashtë të propozuar të sanksioneve të BE-së kundër Moskës për pushtimin e saj në Ukrainë, sipas dy burimeve diplomatike evropiane.

Në këtë fazë emrat mund të hiqen ose shtohen sipas gjykimit të shteteve anëtare, tha një burim i Komisionit të BE. BE nuk e ka nënshkruar zyrtarisht projekt-propozimin për sanksionet e radhës ndaj Rusisë.

Medias e huaja shkruajnë se Kabaeva u lidh për herë të parë me Putinin më shumë se një dekadë më parë. Nga ana tjetër presidenti Putin ka mohuar të ketë patur një lidhje me të, shkruan CNN.

Në prill, ‘Wall Street Journal’ raportoi se zyrtarët amerikanë kishin debatuar nëse do të vendosnin ose jo sanksione ndaj Kabaeva, pasi masa mund të përshkallëzonte tensionet edhe më shumë, sepse mund të shihej si një goditje ekstreme personale ndaj Putinit.

Kreu i Kishës Ortodokse Ruse, Patriarku Kirill, është gjithashtu në mesin e individëve që përfshihen në raundin e gjashtë të propozuar të sanksioneve të BE-së, sipas dy burimeve që kanë parë dokumentet e plota.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Turqi, Trump do të takohet me udhëheqësit e Ukrainës dhe Sirisë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të takohet me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy gjatë vizitës në Turqi këtë javë për një samit të NATO-s, për...
14:48 | 06/07/2026

Tragjike në Suedi! Vritet me armë i riu shqiptar, dyshohet viktimë e përplasjes së bandave kriminale

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes të së dielës në Suedi, ku një i ri shqiptar është qëlluar me armë...
14:28 | 06/07/2026

KE rekomandon hapjen e një grupi të ri kapitujsh në negociatat me Serbinë

Komisioni Evropian do t’u paraqesë shteteve anëtare të Bashkimit Evropian një rekomandim me shkrim, sipas të cilit Serbia është e gatshme për hapjen e klasterit...
14:26 | 06/07/2026