A do rikthehet Fatos Nano në PS? Kryeministri Rama i përgjigjet Euronews Albania
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për mediat pas përfundimit të Asamblesë së Partisë Socialiste, ndërsa tha se nuk do të ketë ndryshime në organet drejtuese të partisë. Teksa iu përgjigj interesit të medias, Rama tha se çështja e ndryshimeve është çështja që e shqetëson më pak në këto momente.
Sipas tij, mungesa e ndryshimit në organet drejtuese është çështje fokusi, harmonie dhe nevojë e PS-së për t’u përqendruar tek marrëdhënia me njerëzit.
“Është çështje fokusi, çështje harmonie, është çështje e nevojave që kemi”, tha Rama.
Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu pyeti kryeministrin Rama nëse po mendon ta rikthejë Fatos Nanon në Partinë Socialiste, për këtë Rama u shpreh:
“Nga e keni marrë këtë lajm? Fatos Nano nuk ka nevojë të kandidojë. Është lideri historik i PS, i ka dhënë në front PS çfarë ka pasur për t’i dhënë. Tani jep me zemërgjerësi eksperiencat e tij dhe këshillat kur unë ia kërkoj. Siç do të bëj dhe unë kur nuk do të jem më kreu i PS dhe kryeministër. Nuk ka nevojë për të bërë audiencë me lajme të tilla pa lidhje”, tha Rama.
Kryeministri u pyet gjithashtu edhe për fatin politik të ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati. Shefi i PS-së vlerësoi kontributin e tij në parti, ndërkohë shtoi se përzgjedhja e Bushatit për të garuar si deputet varet nga vlerësimet që do bëjnë vetë anëtarët e selisë rozë.
“Bushati është një person që ka kontributet e veta. Çështja e listave është një çështje, e cila do të trajtohet siç thashë dhe në fund do të kemi skuadrën më të mirë dhe më efikase, që do të fitojë më 26 prill”, shtoi Rama.
Lexoni gjithashtu:
Rama i përgjigjet me sfidë ftesës së Metës për debat
Asambleja e PS, Rama: Na duhet mandati i tretë jo për vete, por për Shqipërinë
Me cilën parti do bëjë aleancë? Rama tregon vendimin e Partisë Socialiste
Rama: Luli çun i mirë, por se merr kush në telefon natën
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta