A do takohen Erdogan e Mitsotakis? Turqia e Greqia marrin pjesë në forumin në Pragë

4 Tetor 2022 | 16:30

Në 6 tetor liderët e Bashkimit Europian do të takohen në forumin e Çekisë, por në këtë mbledhje është e ftuar edhe Turqia, Shqipëria, Kosova e vende të tjera të rajonit.

Në media kanë nisur të shtrohen pyetje nëse në Pragë kryeministri grek Mitsotakis dhe Presidenti Erdogan do të shtrëngojnë dorën.

Athina zyrtare është shprehur se do të mirëpres çdo ftesë të Ankarasë për një takim mes dy liderëve.

Tensionet e gjata midis dy vendeve, të cilat janë aleatë të NATO, por armiq historikë, janë ndezur kohët e fundit ku palët akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të traktateve dhe provokime.

Pak kohë më parë presidenti Erdogan u shpreh se kryeministri Mitsotakis “nuk ekziston më” për të, pasi ky i fundit gjatë një vizite në SHBA loboi për të bllokuar shitjen e avionëve turq luftarakë F-16, pavarësisht se më parë kishte rënë dakord me Erdogan “për të mos përfshirë vendet e treta në mosmarrëveshje”.

Por pritet të shihet çfarë do të ndodh në forumin e Pragës?

Samiti i Komunitetit Politik Evropian – një ide e presidentit francez Emmanuel Macron, do të zhvillohet më 6 tetor dhe do të fokusohet në konfliktin në Ukrainë dhe sigurinë energjetike.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa

Shtetet e Bashkuara nisën sulme ndaj Iranit për natën e katërt radhazi të martën, me pjesën më të madhe të fushatës që synonte Sistanin dhe...
12:25 | 15/07/2026

Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’

Spanja dhe Gjibraltari po festojnë rënien e gardhit të fundit kufitar në Evropën Perëndimore, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje pas Brexit-it që i jep fund kontrolleve kufitare...
12:17 | 15/07/2026

Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë 

Policia franceze arrestoi gjithsej 141 tifozë futbolli në Paris herët të mërkurën pas humbjes së ekipit kombëtar francez në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, raportoi...
12:13 | 15/07/2026