A do të dorëzohet Irani? Eksperti: Duhet një lider pro-amerikan për negociata

8 Mars 2026 | 21:58

I ftuar këtë të diel në emisionin Review me Greta Topjana, eksperti i sigurisë publike Faik Basha komentoi situatën aktuale që po ndodh në luftën mes Iranit dhe SHBA-së.

Sipas ekspertit, lufta SHBA-Iran nuk do të zgjasë deri në shtator dhe se, sipas tij, që kjo luftë të përfundojë, duhet të zgjidhet një udhëheqës që të ulet në bisedime me SHBA dhe të pranojë kushtet e saj, duke marrë shembullin e fatit të Nicolas Maduros. Sakaq, eksperti theksoi se për të shkuar deri në një paqe të qëndrueshme, qëndron një problem siç e tha dhe ai, që se ende nuk është propozuar një emër përfundimtar që mund të udhëheqë Iranin.

“Kjo luftë nuk mendoj se do të zgjasë në varësi të disa faktorëve të ndryshëm që duhet të analizohen, dhe nuk besoj se do të zgjasë më shumë se tre muaj në maksimumin e saj të mundshëm.

Brenda tre muajve, Irani do të dorëzohet si pasojë e një reagimi të brendshëm, në varësi të atyre që kanë planifikuar edhe goditjen, ku i është lënë hapësira dhe koha për të pasur një reagim. Deri në shtator mund të shkohet drejt stabilitetit.

Trampi ka thënë se duhet një person i cili do të jetë bashkëpunues, dhe këtë e ka vërtetuar në Venezuelë, ku mori drejtuesin e vendit një udhëheqës që nuk ishte bashkëpunues me SHBA dhe tashmë zëdhënësja e tij bën një punë të mirë politike.

Në Iran është një problem, sepse nuk është konstatuar se kush mund ta zëvendësojë, sepse Shahu u largua para 47 vitesh nga Irani dhe opozita e brendshme nuk është aq e fuqishme sa të marrë kontrollin e vendit, dhe nuk është identifikuar një lider që mund ta bëjë një gjë të tillë.

Së paku, skenari është ndarë në tre pjesë, dhe derisa të gjendet një përbashkues dhe të eliminohet çdo lider i cili nuk do të bashkëpunojë me SHBA, kur të vij koha, ata do të duhet të pranojnë dhe të ulen dhe të pranojnë kushtet e SHBA”, u shpreh eksperti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit

Agjencia detare e OKB-së bëri të ditur se që nga e marta janë evakuuar rreth 115 anije dhe 2,500 detarë nga Ngushtica e Hormuzit, ndërsa...
20:50 | 26/06/2026

Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të vendosë tarifa prej 100% për importet nga çdo vend që miraton një taksë...
20:47 | 26/06/2026

OKB premton mbështetje të plotë për ndihmë ndaj Venezuelës

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka premtuar “bashkëpunim të plotë” për të mbështetur përpjekjet e ndihmës në Venezuelë pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën...
20:44 | 26/06/2026