A do të ketë debat? Biden: Të shtyhet nëse Trump është i infektuar. Trump: Mezi pres 15 tetorin

7 Tetor 2020 | 05:10

Debati i ardhshëm presidencial mes Donald Trump dhe kandidatit demokrat Joe Biden është parashikuar për në datën 15 tetor, por edhe në këtë çështje dy kandidatët nuk gjejnë gjuhën e përbashkët.

Demokrati Biden shprehet se ky debat duhet të shtyhet nëse kreu i Shtëpisë së Bardhë vijon të jetë i infektuar me COVID-19.

Por nga ana tjetër, 74-vjeçari Donald Trump herë pas here në postimet në Twitter shkruan se është gati për debatin e ardhshëm që pritet të zhvillohet në Majemi.

Por ndërsa ende nuk ka një vendim nëse do të zhvillohet debati i dytë presidencial, nga Shtëpia e Bardhë çdo ditë e më shumë raportohet për staf të infektuar me COVID-19, ndërsa në SHBA numri i viktimave  arrin në shifrat mbi 200 mijë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026

Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet

Të paktën 25 persona, përfshirë 12 oficerë policie, u plagosën gjatë përleshjeve midis studentëve dhe forcave të sigurisë në një protestë kundër politikave të kursimit...
08:27 | 04/06/2026

Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për një zgjerim eksponencial të arsenalit bërthamor të vendit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve...
08:22 | 04/06/2026