A do të përdorë Trumpi bomba atomike? Karamuço: Vetëm kështu zhduket një civilizim për 24 orë
I ftuar këtë të martë në Now me Erla Mëhillin, profesori i Kriminalistikës Ervin Karamuço tha se presidenti Donald Trump ka ardhur në rezultatin e deklaratës së fundit sepse lufta nuk ka shkuar siç kishte planifikuar ai dhe se Irani e ka befasuar SHBA-në.
Duke u bazuar tek deklarata e fundit e Trump se nëse Irani nuk bie dakord të hapë Ngushticën e Hormuzit dhe të arrijë një marrëveshje, do të shkatërroj qytetërimin dhe civilizimin iranian, Karamuço u shpreh se kjo mund të ndodhë vetëm nëse SHBA do të përdor bomba atomike.
“Të bësh paralajmërime kaq të forta dhe kaq të frikshme që marrin përmasa globale dhe jo lokale, do të thotë se pas këtyre vihet në lojë reputacioni i një vendi, i një shteti dhe i një figure siç është presidenti Donald Trump dhe nëse ti nuk e bën këtë, diçka ka ndodhur.
Asnjëherë nuk çohet në nivele të tilla efekti i kërcënimit, Trump e bën këtë sepse e shikon që lufta nuk i ka shkuar atje ku duhet.
Ai u zhgënjye nga një plan fillestar, nga ajo që kemi përmendur para se të fillonte, ku Trump është i projektuar si një president për luftëra të shkurtra, godet, vë regjim, e vë atë në kontroll dhe del.
Në Iran nuk ndodhi kjo, nuk ishte parashikuar as përgjigjja, as numri i raketave, pati një efekt surprizë që në një farë mënyre e vuri në pozitë presidentin Trump.
Që pardje në SHBA, pa filluar këto retorika kaq të frikshme, flitej për përdorimin e bombave atomike.
Të thuash që për katër orë unë do të zhduk një njerëzim, një civilizim të tërë, nuk e bën dot një bombë konvencionale.
Deri tani SHBA e ka sulmuar rëndë Iranin me ato armë konvencionale që ne njohim, që kanë qenë bombardime ajrore që kanë shkatërruar struktura kritike. Fakti që kalohet në një tjetër nivel kërcënimi do të thotë që këto armë nuk kanë dhënë efektet e pritshme.
Ka tre kategori armësh të shkatërrimit në masë që janë të ndaluara nga konventat ndërkombëtare, por që janë përdorur: janë armët atomike, armët biologjike dhe armët kimike”, u shpreh ai.
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë