A do të përdoren armë nukleare në Iran? Eksperti Shtuni shuan dilemën
Eksperti i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë, Adrian Shtuni i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me paralajmërimet e presidentit amerikan, Donald Trump ndaj Iranit.
Shtuni gjatë fjalës së tij është shprehur se presidenti Trump është i i paparashikueshëm lidhur me planet e tij. Ndër të tjera ai shtoi se Irani nuk është vend i vogël dhe se planet e Trump nuk janë të lehta për t’u arritur për shkak Irani ka kapacitetet dhe janë të mësuar me sakrificë.
Sa i përket përdorimit të bombave nukleare, Shtuni tha se as administrata Trump dhe as nga presidenti amerikan nuk e kanë përmendur si alternativë për të mposhtur Iranin.
“Irani është i paparashikueshëm, por shumë më pak sepse i kanë kapacitetet shumë më të limituara dhe nuk është se ishte e panjohur që ata do të do të mbyllnin Ngushticën e Hormuzit, në të gjitha lojrat ushtarake që bëhen ajo është një nga gjërat kryesore që është paralajmëruar.
Edhe në nivelin e shkollës kur e kemi bërë neve, ajo ishte gjëja e parë sepse atë kanë në kontroll. Ata nuk kanë mjete të tjera do mbrohen në këtë mënyrë prandaj mendoj që kjo është çfarë mund të ndodhi potencialisht pavarësisht se akoma kanale diplomatike janë duke funksionuar, janë duke punuar fort.
Sa i përket pastaj pjesës tjetër dhe mund të ketë edhe një goditje aty në ishullin Kharg që quhet është një ishull i vogël në pjesën veri perëndimore ku aty procesohet diku 80% e këtyre burimeve energjetike të Iranit që pastaj edhe i nxjerrin në shitje.
Sa i përket përdorimit të bombave jokonvencionale ose nukleare, nuk është përmendur ndonjë gjë nga administrata, as nga presidenti Trump se do të merret në konsideratë një gjë e tillë sepse është disproporcionale një përdorim i tillë në këtë moment, në këtë lloj konflikti”, tha ai ndër të tjera.
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë