A do t’i pengojë karantina të votojnë shqiptarët që jetojnë në Greqi, Tomini: Shëndeti, mbi çdo interes
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, tha për Euronews Albania se vendimi i marrë sot nga Komiteti i Ekspertëve për karantinim 2-javor për të gjithë ata që vijnë nga Greqia dhe RMV lidhet me situatën epidemiologjike nga COVID-19 në këto dy vende.
Znj. Tomini u shpreh se vendimi i ekspertëve vlerësohet në mënyrë dinamike, teksa theksoi se grupi i ekspertëve ka qenë shumë rigoroz lidhur me masat shtrënguese, për të kaluar në lehtësimin gradual të tyre.
E pyetur lidhur me ndikimin që mund të ketë kjo masë e fundit tek shtetasit shqiptarë që do të duan të kthehen në atdhe për të votuar, zv.ministrja e Shëndetësisë tha se shëndeti i njerëzve prevalon mbi çdo lloj interesi tjetër, qoftë ky edhe ai i zgjedhjeve.
Sipas zv.ministres rënia e numrit të rasteve të reja me COVID lidhet me masat shtrënguese dhe faktin se popullata është ndërgjegjësuar në mbajtjen e maskës dhe distancimit, por nuk përjashtohet mundësia që të ketë një tendencë rritjeje për shkak të grumbullimeve elektorale.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta