A do vaksinohen politikanët? Opozitarët refuzojnë rusen, mazhoranca pa preferenca
Vaksinimi i deputetëve shqiptarë ende nuk ka nisur, por të pyetur nga Euronews Albania ata shprehen të gatshëm të imunizohen përmes tyre.
Diferencat mes vaksinave kundër covid i bënë opozitarët. Një pjesë e tyre thonë se preferojnë vaksinat perëndimore, duke lënë mënjanë atë ruse.
“Rusen jo (Sputnik V). Do të preferoja Pfizer ose Moderna”, shprehet deputeti Artur Roshi.
“Unë jam pro vaksinës, po jo pro kësaj strategjie të qeverisë për të marrë lloj-lloj vaksinash. Nuk kam asnjë lloj problem me këto lloj vaksinash po unë preferoj perëndimoren, për sa kohë është një luftë gjeopolitike dhe globale”, deklaron Ralf Gjoni.
“Nuk e kam parë me vëmendje, po besoj se vaksinën Pfizer e kam mbështetur më shumë nga ato kërkime që kam bërë deri tani”, tha Rudina Hajdari.
Deputetet e mazhorancës ndërsa shprehin gatishmërinë e kryerjes së vaksinës, thonë se nuk kanë ndonjë preference mes llojeve.
“Patjetër do e bëj, nuk kam ndonjë preferencë, kujt ti vijë radha”, shprehet Vasilika Hysi.
“Kur të na vijë radha, pse jo. Do bëj atë që do vendosin”, deklaroi Ulsi Manja, deputet i PS.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta