A duhet Shqipëria të adoptojë euron si monedhë kombëtare?

24 Qershor 2023 | 20:00

Këtë të shtunë në emisionin Money në Euronews Albania u trajtua  një temë e cila po ndikon në xhepat e të gjithëve, rënia e euros dhe ndikimi i saj në ekonominë shqiptare

Shqipëria pret të bëhet pjesë e bashkimit europian dhe nëse kushtet për të hyrë në union plotësohen, herët a vonë vendi ynë mund t’i thotë lamtumirë lekut dhe të zyrtarizojë euron si monedhë kombëtare. Por, a mundet që të shkohet te kjo vendimmarrje që sot?

“Kjo nuk është në dëshirën e Shqipërisë, pasi vende të tilla si Kroacia, iu desh që nga viti 2004, një set rregullash. Për Shqipërinë, llogaria mund të bëhet më thjeshtë dhe mund të duhet më shumë, për shkak të moszbatimit të angazhimeve, ashtu siç nënshkruhen marrëveshjet. Pra, do thosha që është e pavend që mund të bëhemi aplikues të euros, kur nuk kemi mënyrën e zbatimit të ligjeve”,-tha Eduard Gjokutaj.

“Për momentin më duket rrugë e gjatë dhe vështirë dhe për momentin  nuk e di a jemi gati. Po  ta krahasojmë me Kosovën ose Malin e Zi, ato e kanë adoptuar euron sepse kur u prish Jugosllavia, ata nuk kishin monedhë tjetër. Bankat Qendrore të tyre nuk bëjnë dot politika monetare, sepse ato i bën BQE dhe së dyti është një monedhë të cilën ti duhet ta blesh apo ta dhurosh dhe jo ta emetosh”,-tha Adrian Civici. 

Ekonomia informale ka nisur të japë goditje të mëdha. Nëse më parë ajo shërbente deri diku si katalizator për të mbajtur në këmbë ekonominë, tashmë po rrezikon sektorët më të rëndësishëm të vendit: eksportuesit, prodhuesit dhe turizmin. Nëse humbjet nga rënia e euros vazhdojnë, shumë biznese rrezikojnë shpallin falimentin, por teksa ky grupim po përballet më vështirësi të mëdha, për autoritetet shqiptare, tregu i kursit të këmbimit nuk ka paraqitur kurrëfarë rreziku dhe ai vazhdon të funksionojë normalisht.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026