A duhet të qëndrojë apo duhet të largohet? Këshilla e Trump për Starmerin

12 Maj 2026 | 20:59

Presidenti i SHBA Donald Trump tha se “varet” nga Sir Keir Starmer nëse ai do të qëndrojë si kryeministër.

I pyetur nga Skynews nëse Starmer duhet të qëndrojë në Doëning Street presidenti amerikan u përgjigj: “Kjo varet nga ai.”

Ai shtoi: “Por unë i kam thënë që nga dita e parë se do të vritesh, do të vritesh duke e shtyrë vendin tënd drejt vdekjes. Hapni Detin e Veriut – keni një nga burimet më të mëdha të energjisë në botë, hapni Detin e Veriut”.

Referencat e presidentit amerikan për mullinjtë me erë kanë të bëjnë me përdorimin e turbinave me erë në det të hapur nga Mbretëria e Bashkuar – dhe Trump ka kohë që ka kërkuar që Britania të zgjerojë shpimet për naftë dhe gaz në Detin e Veriut.

Presidenti shtoi: “Këshilla ime ka qenë gjithmonë e hapur. Hapni naftën tuaj në Detin e Veriut.

“Keni një nga zbulimet më të mëdha të naftës kudo në botë dhe nuk po e përdorni, dhe nuk ju lejohet ta përdorni, dhe është një nga më të mirat në botë… hapni naftën tuaj në Detin e Veriut dhe bëhuni më të ashpër me imigracionin. Evropa po dëmtohet shumë nga imigracioni”, tha Trump.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
18:03 | 15/07/2026

Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë

Më shumë se 900 persona humbën jetën në Holandë gjatë valës ekstreme të të nxehtit që goditi vendin nga 22 qershori deri më 5 korrik,...
17:33 | 15/07/2026

Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u paraqit të mërkurën në Gjykatën e Qarkut të Jerusalemit, ku rifilluan seancat e gjyqit të tij për korrupsion, që vazhdon...
17:23 | 15/07/2026