A e kanë frikë Messin? Përgjigjja epike e Luca Modric
Pasi mposhti Brazilin dhe siguroi gjysmëfinalen, Kombëtarja e Kroacisë po finalizon përgatitjet në Katar për ndeshjen kundër Argjentinës.
Ndeshja e së martës është pengesa e fundit për Kroacinë për të luajtur në finalen e saj të dytë radhazi të Kupës së Botës.
Argjentina e Leo Messit do ta presë me padurim.
E ndër ata që bie në sy në këtë ekip është pikërisht kapiteni Luka Modric.
“Mezi pres të luaj një tjetër gjysmëfinale kundër një ekipi të madh, kjo është ajo që pres me padurim, jo vetëm kundër një lojtari. Sigurisht që Leo është më i miri i tyre , dhe do të kemi shumë vështirësi ta ndalojmë, por ne jemi gati dhe do të japim gjithçka. Shpresoj të jetë e mjaftueshme për të qenë në finale, dua të luaj një tjetër gjysmëfinale”.- thotë ai.
Modric premton emocione, por nuk guxon të bëjë një parashikim për rezultatin.
“Kemi shumë besim dhe kur bëhet fjalë për këto momente po tregojmë një mentalitet shumë të fortë”.- shton ai.
Këtë të martë do të mësohet finalistja e parë e Botërorit Katar 2022 Argjentina apo shteti Ballkanik Kroacia.
“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)