A ka ndikuar qeverisja vendore në votën për PS, Çipa: Përgjigjen e dhanë Vlora dhe Fieri
Analisti Aleksandër Çipa tha në Ilva Now se qeverisja vendore nuk ka qenë përcaktuese për votën e PS dhe këtë e dëshmon më së miri Fieri dhe Vlora.
Sipas tij në këto dy qarqe, ku PS ka investuar më shumë se në të gjitha të tjerat, nuk është shpërblyer me vota, duke qenë së vërehet një rënie në krahasim me zgjedhjet e 2017.
“Marrim Fierin dhe Vlorën që janë qytete me investimin më të madh në historinë e tyre. Unë mendoj se qeverisja vendore nuk ka ndikuar pasi ka rënie të numrit të votuesve në krahasim me 2017.
Në Vlorë pritej, edhe pse ka një konflikt mes pushtetit vendor dhe atij qendror”, tha z. Çipa.
Sipas tij, diferenca mes dy kampeve në rastin e Vlorës dhe Fierit lidhet me strategjinë e palëve.
“PS i maksimalizoi votat në Vlorë, por nuk e arriti këtë në Fier dhe nëse do të koordinohej paraprakisht PD dhe LSI mund t’i mbanin dy mandate, 1 në Vlorë e një në Fier, por ata nuk e ndërtuan në këtë mënyrë. Strategjia lokale mes PD-LSI nuk funksionoi”, tha analisti.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta