A ka vdekur ‘fenomeni kanabis’? Përgjigjet ish-ministri Lleshaj

30 Shtator 2021 | 13:08

Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha për Euronews Albania se “fenomeni kanabis ka vdekur” pavarësisht se në zona të caktuara ende ka kultivim të bimëve narkotike.

Gazetari Eni Ferhati i drejtoi pyetjen nisur nga parcela e fundit që u asgjësua në Kune Vain, Lezhë shumë afër një zone të mbrotjur.

Sipas tij deklaratat e njëpasnjëshme të qeverisë se “fenomeni i kanabisit ka vdekur” nuk përkojnë me situatën aktuale në terren.

“Është evidente që fenomeni si i tillë nuk është më në atë nivel shqetësimi që ka qenë, fenomeni ka vdekur në një farë mënyre, por kanë ngelur gjallë rastet. Rastet ju i ndeshni përditë në Angli, në Spanjë, në Francë, në Greqi, në Itali, gjithandej. Kjo është një luftë e pandalshme e krimit me ligjin,” – u përgjigj Lleshaj.

Ndërkohë gazetari Ferhati vuri në pikëpyetje nëse policia ka respektuar në mënyrë të mirëfilltë masat ndërsa asgjësoi parcelën me kanabis, ku më pas mbeti i vrarë nënkomisari Saimir Hoxha.

“Në kohën kur zoti Lleshaj drejtonte ministrinë e Brendshme u vu një udhëzim i ri, që për çdo parcelë kanabis që evidentohej duhej lajmëruar Shërbimi për Kontrollin e Brendshëm. Të paktën deri në këto momente nuk e dimë a janë ndjekur këto hapa,” – u shpreh Ferhati.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026