A mund të fiken radarët?! Euronews Albania futet brenda Qendrës së Monitorimit Detar

17 Korrik 2021 | 14:56

“Festimit i jepnim 15 mijë lekë për të siguruar pjesën e detit, fikjen e radarëve”. Kjo fjali e shkëputur nga përgjimet në dosjen për të arrestuarit e operacionit “Shpirti” ktheu edhe një herë në vëmendje akuzat dhe përplasjet politike për përfshirjen e zyrtarëve të lartë shtetërorë në trafikun e drogës.

“Në dy vjet pas 2011-ës, nuk ka punuar as edhe 1 radar nga 9 radarët që vëzhgojnë detin shqiptar. Radarët kanë qenë të tërë jashtë funksionimit ditën që un jam bërë ministre e Mbrojtjes”, shprehej Mimi Kodheli në vitin 2015.

Dy vjet më vonë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka theksonte se ishte ngritur një grup pune për të inspektuar vëzhgimin e hapësirave detare.

“Së bashku me ministrin Fatmir Xhafaj kemi ngritur një grup të përbashkët inspektimi për të inspektuar situatën aktuale të sistemit të vëzhgimit të hapësirës detare”, shprehej Xhaçka.

Partia Demokratike, përmes Enkelejd Alibeajt, këmbëngulte se radarët e një vendi anëtar të NATO-s janë fikur duke u vënë në shërbim të trafikantëve të drogës.

“Radarët e një shteti anëtar të NATO-s janë fikur në shërbim të trafikut të drogës”.

Akuzat vijuan dhe u ricikluan për disa vite. Por, pyetja se a mund të fikën qëllimisht radarët ka mbetur pa përgjigje.

Për të kuptuar se si mbikëqyret vija bregdetare, Euronews Albania shkoi pranë Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale Detare. Për shkak të sekretit shtetëror, në sallën ku regjistrohet gjithçka qe ndodh në bregdetin shqiptar, nuk lejohet të filmohet. Për këtë arsye, funksionimin e saj na e shpjegon drejtori administrativ i QNOD, Zyber Dushku. Ai thotë se “radarët nuk mund të fiken”.

“Shpesh unë e kam dëgjuar, është një histori që përsëritet dhe janë bërë jo pak studime, hetime, verifikime dhe mua nuk më ka rezultuar të kemi fikje të qëllimshme të këtij sistemi. Në pjesën e rojeve bregdetare, ne jemi përdorues të sistemit, dhe jo menaxhues, dhe nuk ka asnjë mundësi që në këtë qendër të kemi mundësi fizike për të ndërhyrë, asnjë mundësi, zero. Nuk ka një buton, se shikohet sikur është një ventilator që shkon e shtyp butonin edhe fiket apo ndizet. Forca Detare që menaxhon këtë sistem, në sistemin e saj të serverëve ka të regjistruar që nga momenti që sistemi ka nisur funksionimin e deri më sot, të gjitha të dhënat”, thekson z. Dushku.

Duke iu referuar përmbajtjes së një dokumenti që u botua në media në vitin 2017, ku theksohej se është regjistruar 18 herë fikja e radarëve, Dushku sqaron:

“Në çdo sistem mund të ndodhë një avari, e cila është shumë afatshkurtër, sepse veprimi për të riparuar defektin është shumë i shpejtë. Është një sistem sensitiv dhe unë nuk njoh një rast që të ketë krijuar për qendrën një problem të ndërprerjes totale të punës. Këto sisteme kanë një burim energjie të dubluar”, shtoi ai.

Në Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare janë të pranishëm me shërbim 24 orë përfaqësues të 6 ministrive: Ministrisë së Mbrojtjes, së Brendshme, Bujqësisë, Infrastrukturës, Financave dhe Turizmit.

Kjo qendër harton çdo ditë raporte mbi mbarëvajtjen e punës dhe problemet e vërejtura, të cilat dërgohen tek kryeministri dhe gjashtë ministritë që kanë punonjës shërbimi në këtë qendër.

Kjo do të thotë se kryeministria dhe gjashtë ministritë e tjera janë vënë në dijeni për defektet që kanë pësuar radarët në periudha të ndryshme kohore.

Euronews Albania iu drejtua me një e-mail zyrës së NATO-s, e cila thotë se përgjegjëse për monitorimin e vijës bregdetare të çdo vendi anëtar të aleancës, janë autoritetet e këtij vendi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026