A po përgaitet Rusia të sulmojë Poloninë?

3 Korrik 2026 | 21:33

Rusia po planifikon një provokim të armatosur kundër Polonisë për të testuar vendosmërinë e NATO-s. Ky është paralajmërimi që Shtetet e Bashkuara i kanë përcjellë Varshavës, sipas raportimeve në shtypin polak.

Siç thuhet, sulmi mund të përfshijë goditje ndaj infrastrukturës kritike të Polonisë me raketa dhe dronë, madje edhe kalimin e ushtarëve rusë përtej kufirit në drejtim të territorit të NATO-s.

Burime pranë presidentit të Polonisë, Karol Nawrocki, thonë se qëllimi i sulmit të mundshëm të Moskës, i cili mund të ndërmerret brenda disa muajve, është të provokojë tensione dhe të ushtrojë presion mbi aleatët perëndimorë të Ukrainës për të pezulluar ndihmat ushtarake dhe financiare.

Shërbimet e sigurisë në Varshavë kanë pranuar se një sulm konvencional është i mundur, për shembull një inkursion i vogël tokësor, të cilin Moska mund ta paraqesë si aksident.

Mundësi të tjera përfshijnë sulme me dronë ndaj centraleve elektrike ose bombardime të simuluara, që mund ta detyrojnë Poloninë të aktivizojë sistemet e saj mbrojtëse.

Në skenarin më ekstrem, burimet e inteligjencës parashikojnë një sulm hibrid në rajonet kufitare.

Në një deklaratë të premten, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, akuzoi Bashkimin Europian se po shndërrohet në një bllok ushtarako-ekonomik, duke shprehur shqetësimin e Moskës për investimet e mëdha në militarizim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulmi me bombë në Monako, idenfitikohet dhe shpallet në kërkim autori: Ishte një ukrainase e maskuar si burrë

I dyshuari kryesor për një sulm me bombë në Monako këtë javë që plagosi rëndë një manjat biznesi të lindur në Ukrainë dhe dy anëtarë të familjes...
21:07 | 03/07/2026

Tajvani simulon pushtimin kinez, stërvitje për skenarët e luftës (FOTO)

Tajvani ka zhvilluar një stërvitje të gjerë përgatitore në pjesën qendrore të ishullit, duke simuluar skenarë ekstremë si një bllokadë kineze, një tërmet i fuqishëm...
20:27 | 03/07/2026

Irani i jep lamtumirën Khameneit me ceremoni pesëditore: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit

Më shumë se katër muaj pasi u vra në ditën e parë të luftës me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, Ali Khamenei, i cili e...
20:21 | 03/07/2026