A po planifikohet të publikohen akuza të reja? Pëgjigjet kryetarja e “Speciales”
Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekatarina Trendafilova, thotë se ky institucion do të funksionojë deri në përfundimin e të gjitha procedurave hetimore, për të cilat Kosova do njoftohet nga Këshilli i Evropës.
“Dhomat e Specializuara do të jenë funksionale deri në atë kohë kur Këshilli i Evropës do të njoftojë Republikën e Kosovës se të gjitha procedurat, qoftë hetimore apo procedurat para Dhomave të Specializuara do kenë përfunduar”, tha ajo.
Gjatë një konference të mbajtur në Prishtinë, drejtuesja e Dhomave të Specializuara u shpreh se janë të fokusuar në mbrojtjen e dëshmitarëve.
Ajo nuk tregoi nëse do të ngrihen akuza të reja për persona të tjerë, duke theksuar se kjo është çështje e prokurorisë.
Sipas saj, mbrojtja e dëshmitarëve është një prej arsyeve pse është krijuar kjo gjykatë, e cila e ka selinë në Hagë.
“Kjo çështje është shumë serioze, besoj që kjo ka qenë një prej arsyeve pse është marrë vendimi për krijimin e kësaj gjykate”, ka thënë ajo, raporton Kosova Press.
Për konferencën e kryetares së Gjykatës Speciale në Prishtinë kanë protestuar aktivistë të Partisë Socialdemokrate.
Ata theksuan se nuk mund të lejojnë që kjo të kalojë në qetësi pasi shtojnë se Gjykata Speciale është e “padrejtë dhe synon të ndryshojë historikun e luftës së Kosovës”.
Aktivistët u futën duke nrgitur tonet në sallën ku po mbahej konferenca, ndërsa më pas u desh ndërhyrja e Policisë së Kosovës për t’i larguar.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta