A po rrezikohet mbyllja e shkollave? Epidemilogu Artan Simaku jep detaje në Euronews Albania

23 Nëntor 2020 | 15:24

Pandemia e Covid-19 vijon të shoqërohet me rritje të infektimeve dhe viktimave, ndërsa Komiteti Teknik i Ekspertëve tha sot se situata e pandemisë është nën kontroll dhe nuk ka nevojë për panik.

Epidemiologu Artan Simaku gjatë një interviste në Euronews Albania tha se rritja e rasteve ka qenë e pritshme pasi stina e vjeshtës dhe e dimrit shoqërohen me ndërthurje të Covid-19 dhe gripit stinor.

Ai u shpreh se nga evidencat e deritanishme është konstatuar se shkollat parauniversitare nuk kanë ndikuar në rritjen e epidemisë në Shqipëri, ndërsa shtoi se nuk ka arsye për mbylljen e tyre.

“Që në fund të muajve të verës, dhe në fillimin të muajit shtator u parashikua që me ardhjen e vjeshtës dhe dimrit do të kemi rritje të rasteve dhe rëndim të situatës. Ishte parashikuar që gjendja do rëndohej. Aktualisht situata është nën kontroll. Në lidhje me shkollat, nga analizat që kemi bërë është vërejtur se nuk kanë patur ndikim në ecurinë e epidemisë në vendin tonë tani për tani. Për të parë efektet e masave izoluese duhet minimumi katër javë, kështu që edhe masa e mbylljes do të ndiqet me vijimësi situata për të parë efektet. Ka disa indikatorë që merren parasysh, është numri i shtrimeve dhe kapacitetet spitalore”, tha Simaku.

Epidemiologu i njohur i tha gazetares Bruna Çifligu se virulenca e virusit nuk ka ndryshuar, por vazhdon të ketë të njëjtin intensitet. Sipas epidemiologut Simaku, virusi mund të izolohet vetëm nëse qytetarët do t’i respektojnë siç duhet masat anti-covid.

“Virulenca ka qenë e pandryshuar. Nuk i ka humbur virulenca virusit, ka qenë siç ka qenë tërë kohës. Në hyrje të pandemisë u hodh hipoteza se me ardhjen e verës do kemi ulje të transmetueshemërisë, gjë që nuk u realizua, dhe kështu kjo hipotezë u hodh poshtë. Ka qenë e njëjtë dhe vazhdon të jetë e njëjtë. Nëse respektojnë masat ulet transmetueshmëria, dhe ulet në mënyrë të dukshme. Nëse nuki respektojnë masat, shifra do të jenë të mesme dhe të larta”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026